Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200
Filozofia & Etika jonë

Vlerat që ndajmë!

Për zyrën tipare thelbësore të filozofisë sonë janë gjithnjë profesionalizmi dhe besnikëri ndaj klientit. Me një përvojë prej mëse dy dekadash kemi arritur të grumbullojmë një eksperiencë në njohjen e të drejtës, duke trajtuar çështje në përputhje me standartin më të lartë të etikës profesionale si duke përfaqësuar me dinjitet të drejtën e çdo klienti përballë sistemit të drejtësisë.

Elemente veçanërisht të rëndësishme për në janë pikërisht idetë dhe qëndrimet, mbi të cilat kemi ndërtuar praktikën tonë. Këto ide bazohen mbi krijmin e raporteve të shëndetshme me klientët tanë, falë të cilave mund të kultivojmë besim dhe rezultate të kënaqshme. Për ne çdo klient përfaqëson një mundësi për të arritur këtë vizion gjithëpërfshirës për tu bërë pjesë e sistemit të përfaqësimit, që përngjan gjithnjë e më shumë atë të standarteve europiane.

Avokat Besim Peka

Bashkëpunim

Në praktikën e punës, bashkëpunimi me klientët, nëpërmjet komunikimit të rregullt dhe përfaqësimit konform vendimeve të të përfaqësuarve, përbëjnë kredon e zyrës sonë. Sigurimi i mirëinformimit të klientit mbi dinamikën e zhvillimit të çështjes së tyre, duke mbajtur një frymë transparence përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të procesit gjyqësor ,si dhe interpretimi tekstualist i ligjit dhe dispozitave të tij në bazë të një metode empirike, janë binomi i etikës sonë në marrëdhëniet me të përfaqësuarit.

error: Faqja është e mbrojtur!