Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Rreth Nesh

Një përshkrim i shkurtër i rrugetimit tonë si studio ligjore.

Themeluar

28 Janar 2008

Që nga themelimi ynë ,objektiv parësor ka qenë dhe mbetet kthimi në pika të forta referimi për të gjithë ata klientë, të cilët ndodhen përballë vështirësive dhe pengesave ligjore. Si rrjedhojë jemi përpjekur që të ofrojmë zgjidhje të qënësishme dhe afatgjata ndaj problematikave të paraqitura, duke ndjekur një frymë bashkëpunimi, por gjithashtu duke iu përmbajtur standarteve dhe etikës profesionale të avokaturës në Shqipëri.

Jemi një zyrë avokatie ,që ofron një gamë të gjerë shërbimesh juridike ,me qëllim mundësimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz dhe të sukseshëm në instancat gjyqësore në Shqipëri.

Avokat Besim Peka

Sot, me një eksperiencë prej më shumë se një dekade, zyra jonë ka realizuar përfaqësime të suksesshme në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ka përfunduar negocime, si dhe i është gjendur pranë me tërë përkushtimin dhe etikën e mundshme profesionale të gjithë atyre ,që kemi përfaqësuar në këto procese.

Image
error: Faqja është e mbrojtur!