Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Përfaqësim në ASHK

Ofrojmë shërbimin e përfaqësimit administrativo-gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kadastrës etj. Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.
Ofrojmë të gjithë informacionin e duhur për procedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Ofrojmë konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:
Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave Vendore te Kadastres dhe pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
Ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
Procedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, procedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Agjensinë Shtetërore te Kadastrës.
Ofrojmë shërbimin e përfaqësimit pranë gjykatave të rretheve gjyqësore me bazë Qarku në të gjithë Republikën dhe apelimin e vendimeve te Shkallës së Parë pranë Gjykatave të Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Image

Përfaqësim në ASHK

Përfaqësim administrativo-gjyqësor pranë ASHK-së

Particle element

Kontakt

Bëj rezervimin tënd!
Telefononi në:
+355 67 20 34 200
Dërgo Email në:
info@pekalaw.com
Na vizitoni në:
Rr. Mine Peza, P. 87/3.
error: Faqja është e mbrojtur!