Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Traktati i Paqes midis Lidhjes së Lezhës dhe Republikës së Venedikut me 4 tetor 1448

Traktati i Paqes midis Lidhjes së Lezhës dhe Republikës së Venedikut me 4 tetor 1448

Paqja me të madhërueshmin Skëndërbe dhe me zotërinjtë e tjerë të Arbërisë.

Në vitin e zotit një mijë e katërqind e dyzet e tetë, indikacion i dymbëdhjetë, me datë 4-të muajit tetor, në ushtrinë e të madhit Skëndërbe pranë Lezhës, duke qenë pranë të nderuarit në Krishtin:

Zoti Andrea, fort i denji Peshkop i Arbërisë dhe i nderuari burrë, zoti don Gjergj Pellini, abat i Shën Mërisë së Rotacit dhe të tjerë. Po aty, të nderuarit dhe zotërit bujarë Pal Loredani për zotërimin dukal shumë të ndritshëm dhe shumë të shkëlqyeshëm të Venedikut Konti e kapidani i Shkodrës dhe Andrea Venerio, i dërguar dhe proveditor në viset e Arbërisë, në emër të zotërimit shumë të ndritshëm të lartëpërmendur të Venedikut nga njëra anë dhe i nderuari Skëndërbe dhe i nderuari Nikollë Dukagjini, si në emër të vet ashtu edhe në vend e në emër të zotërinjëve të tjerë të Arbërisë, së bashku ranë në marrëveshje për një paqe të mirë, të vlefshme e të përhershme me kapituj, rregullat e kushtet e brendashkruara.

Dhe, së pari, që i përmenduri zotërim i shkëlqyeshëm i Vendedikut merr dhe pranon të përmendurin zotin Skëndërbe dhe Nikollë Dukagjinin, bashkë me zotërinjtë e tjerë të Arbërisë, për miq e fqinjë të vërtetë e të dashur, duke ua falur të gjithëve, çdo dhunë e fyerje që në çdo mënyrë mund të kenë bërë kundrejt të përmendurit zotërim të shkëlqyer të Venedikut.

Gjithashtu, i përmenduri zotërim i Venedikut duhet t’i japë të përmendurit Skëndërbe çdo vit një mijë e katërqind dukate, shifër në të cilënm duhet të hyjnë dyqind dukate që zoti Skëndërbe e kishte zakon të merrte prej dhomës së Durrësit. Dhe fillon të marrë këtë shpërblim (provisone) ditën e 26-të këtij muaji, që është festa e Shën Dhimitrit. Dhe ky shpërblim kuptohet se është për të dhe trashëgimtarët e tij meshkuj, duke i mbetur zotërimit të Venedikut Danja me të gjithëa tokat që sulltani i patë vënë herë të tjera si kufi ndërmjet mtë nderuarit Nikollë Dukagjini dhe vetë sulltanit dhe po ashtu të gjtiha fshatrat matanë Drinit në krahun e zotërimit të Venedikut që i kishte në dorë zoti Skëndërbe i përmendur, menjëherë për hirë të marrëveëshjes së paqes që rishtazi po vendoset në mes të palëve të sipërshënuara – do ti kthehen zotërimit të përmendur të Venedikut pa asnjë kundërshtim. Doganat e zotërinjëve të sipërthënë të Arbërisë mund të jepen me qira dhe të shiten si atyre t’u duket më mirë dhe t’u pëlqejë, cilitdo ndër venedikas dhe nënshtetastë zotërimit të përmendur të Venedikut.

I përmenduri zoti Skëndërbe çdo vit mund të marrë prej dhomës së Durrësit dyqind kuaj kripë pa ndonjë taksë, por veç duke e paguar atë.
Gjithashtu, cilido që mund të ketë bërë faj ndaj zotërimit të përmendur të Venedikut në luftën e tanishme të zotit të thënë Skëndërbe, të jetë lirisht falur dhe të mund të kthehet në banesën e vet. Dhe kështu, anasjelltas, ata që mund të kenë bërë faj dhe janë rebeluar kundër zotit Skëndërbe dhe zotërve të tjerë të Arbërisë, le të falen dhe mund të kthehen në banesat e veta si më parë.

Gjithashtu, mbasi zotërinjtë e sipërshënuar të Arbërisë kanë pleqëruar në mes tyre dhe kanë vendosur që i sipërshënuari zoti Skëndërbe të shkojë ai vetë me sa më shumë ushtri që do të mundet për t’u bashkuar me zotin Janus(Janosh Hunyadi), i përmenduri zotërim i Venedikut duhet të urdhërojë t’i jepen e t’i dorëzohen të përmendurit zotit Skëndërbe, për llogari të shpërblimit të tijë, brenda 15 ditëve, një mijë e katërqind dukatë që do të zbriten nga shpërblimi i tijë.

Të lartëpërmendurit zotër Pal Loredani kont e kapidan i Shkodrës dhe zoti Andrea Venieri, proveditor… të detyrohen t’i dërgojën të përmendurit zotërim të Venedikut kopjen e të gjithë kapitujve të sipërshklruar, zotërim, i cili me letra patente të tij, ka për të ratifikuar dhe ka për të pëlyer të gjitha ato për të cilat u ra në marrëveshje dhe u përfundua.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *

error: Faqja është e mbrojtur!