Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Akte të Rilindjes Kombëtare: Memorandum drejtuar Sulltan Abdyl Hamit Han me kërkesën për autonominë administrative të Shqipërisë

Akte të Rilindjes Kombëtare: Memorandum drejtuar Sulltan Abdyl Hamit Han me kërkesën për autonominë administrative të Shqipërisë

Bukurësht, 11 dhjetor 1897

Në emër të llauzit [popullit] shqipëtar

Shoqëritë kombiare shqipe, liget [lidhjet] dhe komitatet, të cilat’
janë bërë pas nomeve nëpër dhe të Shqipërisë, edhe ndë statet [shtetet] e huaja, për të mbrojturën e patridhës, [atdheut] kërkojnë nga M.T. sulltani Abdul Hamid Han II, të njohë të drejtat e llauzit shqipëtar; edhe të japë autonominë administrative, e cila do të jetë pas këtë mënyrë:

  • 1) Të bashkuarët e katrë vilajeteve të Shkodrës, Kosovës, Monastirit edhe Janinës me një të vetëm vilajet, i cili të ketë rijë qeveritar të përgjithçmë nga gjaku shqipëtar, me patur kryeqytet Monastirë.
  • 2) Ndë të tri qytetet e tjera: Shkodrë, Ysqyp [Shkup] edhe Janinë, të jenë ndën qeveritarë, edhe ata nga gjak shqipëtari.
  • 3) Gjuha kombiare shqipe të njihetë gjun e shënuar e qeverisë edhe të vhhet ndë qhishe [kisha] dhe në shkolla.
  • 4) Të ndjehen gjithë patriotët shqipëtarë sa, ngaj ngjarje politike, gjen- den mbyllturë në burgje a janë të dbuar në dhe të huaj. Kështu do të pajtohetë qeveria e Konstantinopojës me llauzë tënë.
  • 5) Qeveria autonome e Shqipërisë do të paguanj çdo vit një pagë ne M.T. sulltani.
  • 6) Të mos bëhet fjalë për të marë armët, se armët u duhen shqiptarëve, nuk për ato qëllime që armiqt e kombit shqipëtar ja kallëzojnë Sulltanit, po për të dëftyer, që shqiptarët janë kurdoherë gati të mprojnë vendin e tyre dhe të ruajnë salltanatin e pangarë.2 Kjo është dëshirë e vërtete e llauzit shqipëtar. Edhe neve më emër të tij e çfaqim këtë gjë në Madhëri e Tij, sulltani Abdul Hamid, Han II, [.. .]3


1) Memorandumi është hartuar me nismën e shoqërisë «Dituria» te Bukureshtit (Rumani) dihe është miratuar nga anëtarët e saj.
2) Armet kërkoheshin për të ruajtur të paprekshëm kufijtë e Shqipërisë autonome.
3) Memorandumi është botuar shqip tek *Kalendari Kombiar», Sofje, 1899 shqip- -frëngjisht në gazetën «Shqipëria», Bukuresht, 29 nëntor / 11 dhje’tor 1897 dhe italisht në gazetën -La Nazione Albanese» Pallagorio (Catanzaro), 31 dhietor i.397-,,Ai gjendet i përkthyer serbisht në AD, SPJ, SAP, bashkangjitur raportii të përfaqësuesih serb në Bukuresht, drejtuar Belgradit me 9/21 dhjetor 1897. Memorandumi është ribotuar në përmbledhjen me dokumente me titull «A1- bania», Nr. 2 (la Parte), 1920, f. 60-61 (me disa ndryshime) si edhe në librin e G. Conforti ^L’Aibania e gli stati.. balcanici» Lecee, 1901, f. 49-50 (italisht)

Related Posts
Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *

error: Faqja është e mbrojtur!