Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Personalitete Juridike: Triboni (485-542)

Personalitete Juridike: Triboni (485-542)

Triboni ishte një jurist Bizantin, këshilltar i perandorit Justinian I dhe iniciatori i procesit të riorganizimit të kodit ligjor në Pernadorinë Bizantine.

Një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi si quaestor sacri palatii, Kancelar i Justinianit. Antar i komisionit perandorak që përmblodhi paketën e parë legjislative Romake e njohur si Codex constitutionum. Triboni më vonë do të ishte President i komisionit që përgatit Digesën si dhe një Kodeks ligjor të dytë. Përveç kësaj, karriera e tij pasurohet dhe më shumë me mbikqyrjen e punimeve për shkrimin e pakektës tjetër legjislative të njohur si Institutiones (“Institutet”; 533).

Triboni është një figurë e shquar dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe kodifikimin e së drejtës. Një jurist i aftë, ai qe në gjëndje të çonte deri në fund programin ambicioz kodifIkues të Perandorit Justinian. Pa kontributin gjithëpërfshirës të Tribonit, baza e legjislacionit modern, Korpus Juris Civilis ndoshta nuk do të ishte realizuar kurrë.

Megjithëse Corpus Iuris Civilis nuk janë tekste që tërheqin për një lexues të rastësishëm, ata zënë një vend të jashtëzakonshëm në trashëgiminë juridike midis shekujve të njëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë në Europë. Si tekste juridike këto tekste, qëndruan në qendër të aktiviteteve të studiumit në Universitetin e Bolonjës, një nga universitetet më të hershme dhe më të rëndësishme të mesjetës.


Prestigji i fituar ne sallat e studimit, beri vepren e Justinianit, attraktive edhe per juristet e kohes: Pisa e riktheu të Drejtë Romake në të drejtën lokale, që në vitin 1160. Ne fundin e periudhes se mesjetes, nuk kishte pallat mbretëror ne Europe qe nuk adaptoi Corpus Iuris Civilis.

Related Posts
Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *

error: Faqja është e mbrojtur!