Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Këshilla Juridike: Si zhvillohet një proces gjyqësor?

Këshilla Juridike: Si zhvillohet një proces gjyqësor?
  1. I drejtohemi gjykatës me anë të një kërkesë e cila quhet padi dhe me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cënuar nga persona të tjerë. Personi që i drejtohet Gjykatës quhet paditës. Personi i cili ka shkelur ose cënuar të drejtën e pretenduar quhet i paditur.
  2. Gjykata, pasi njihet me padinë, kontrollon legjitimitetin e palëve. Të kontrollosh legjitimitetin e palëve do të thotë që të verifikosh nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse ështe ngritur ndaj atij që ka cënuar apo shkelur të drejtën.
  3. Pas kalimit të kësaj faze, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Në rast se kjo gjë arrihet, marrëveshja e pajtimit pasqyrohet në proçesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Mbas kësaj gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.
  4. Në rast se çështja nuk arrihet të zgjidhet me pajtim, atëherë gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Në seancë gjyqësore mbahet proçesverbal në të cilin pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat që merren si dhe vendimet dhe urdhërat që shpall Gjykata.
  5. Gjatë zhvillimit të proçesit gjyqësor civil Gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në Gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme dhe që kanë lidhje me çështjen në gjykim. Gjykata pasi dëgjon palët dhe provat e paraqitura nga ato si dhe pasi shqyrton çështjen në tërësi merr vendim me të cilin e pranon tërësisht apo pjesërisht padinë si të bazuar në prova e në ligj ose vendos rrëzimin e saj si të pabazuar në prova ose në ligj.
Related Posts
Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *

error: Faqja është e mbrojtur!