Studio Ligjore "Peka Law"
Rr. Mine Peza, P 87/3.
+355672034200

Llojet e Shoqerive Tregtare dhe ndërlidhja me te drejten europiane

Llojet e Shoqerive Tregtare dhe ndërlidhja me te drejten europiane

Ligji 9901, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” përcakton si forma të organizimit të aktivitetit tregtar katër lloje shoqërish. Ato janë:


• Shoqëritë Kolektive
• Shoqëritë Komandite
• Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K)
• Shoqëritë Aksionare


Në të drejtën e vëndeve europiane ky lloj klasifikimi që njeh legjislacioni ynë korrespondon me:

ItaliGjermaniMbretëri e BashkuarFrancëShqipëri
Società in nome collettivoOffene Handelsgesellschaft(general) PartnershipSociété en nom collectifShoqëri kolektive
Società in accomandita sempliceKommanditgesellschaftlimited partnershipSociété en commandite simpleShoqëri komandite
Società a responsabilità limitataGesellschaft mit beschränkter HaftungLimited Liability CompanySociété à responsabilité limitéeShoqëri me përgjegjësi të kufizuar
Società per azioniAktiengesellschafJoint Stock CompaniesSociété anonimeShoqëri aksionare

Ligji anglez në dallim nga ai i yni ruan një qëndrim më të ngushtë në interpretimin e fjalës “company” (që e shqipëruar në funksion të ligjit do të thotë shoqëri) duke përjashtuar nga statusi i personit juridik shoqëritë kolektive apo komandite. Ndërkohë që ligji jonë në bashkërendim me atë francez ua njeh këtë status si persona juridik të gjitha shoqërive tregtare. Pra duhet pasur parasysh se në të drejtat e këtyre vendeve, dallimi ndërmjet shoqërive komandite dhe kolektive në njërën anë dhe SHPK dhe SH.A në anën tjetër duhet të reflektojë njëkohësisht edhe dallimin klasik në të drejtën tregtare ndërmjet “shoqërive të personit” (società di persone/sociétés de personnes) dhe “shoqërive të kapitalit” (“società di capitali”/“sociétés de capitaux”). Vazhdon të mbeten dilemma juridike në lidhje me vijën ndarëse të këtyre dy kategorive, megjithatë është Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K) aho e cila ndan tipare të përngjashme që shtrihet në të dy këto kategori.

Ligji jonë për Shoqëritë Tregtare ashtu si shumë nisma të tjera legjislative në përmbushje të Marrëveshjes së Stablizim Asocimit, objektivit të përgjithshëm të Shqipërisë për antarësim në Bashkimin Europian, është bazuar në të drejtën europiane acquis communautair. Rrjedhimisht edhe ligji ynë nuk ka frymë të vetin për pos asaj të noramve tashmë të konsoliduara në të drejtën acquis. Thënë kjo ashtu siç pamë më sipër, nuk mund të flitet për një korpus koherent ligjor europian në lëminë e së drejtës tregtare; kjo pasi Direktivat fokusohen kryesisht në shoqëritë aksionere me pak ose aspak rregulla të përcaktuara për llojet e tjera të shoqërive tregtare. Duke pasë parasysh natyrën delikate dhe balancën që duhet hequr ndërmjet ligjeve acquis dhe ligjeve të vendeve antare, edhe ato direktiva që trajtojën shoqëritë aksionere e bëjënë këtë vetëm në aspekte të caktuara të saj si psh: çështja e rëndësishme e mirë administrimit të shoqërisë (corporate governance) ose ajo e shpërndarjes së dividentit. Duke u ndodhur përballë kësaj mungese, ligji jonë është përpjekur të kompensojë duke u mbështetur në të drejtën e disa prej vendeve antare të unionit si Italia, Gjermania apo edhe Mbretëria e Bashkuar.

Related Posts
Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *

error: Faqja është e mbrojtur!