Problematika e parë lidhet me çështjen keqktrajtimin e të miturve gjatë zhvillimit të protestave dhe më pas në ambientet e komisariateve të policisë.
Kushtetuta parashikon të drejtën e fëmijëve dhe të rinjve për të gëzuar mbojtje të veçantë nga shteti[1] si dhe të drejtën të mbrohet nga dhuna e keqtrajtimi[2]. Kjo lidhet me shkaqe objektive te cilat i bene ata te cenueshëm, per shkak edhe të papjekurisë që nënkupton edhe sigurim i një mbrojtje të veçantë gjatë hetimit nga shteti me qëllim që të drejtat e tyre të përmbushen në mënyrë proporcionale të barabarta[3]. Rëndësinë e mbrojtjes së të miturve nga shteti i ka dhënë në veçanti rëndësi e drejta ndërkombëtare me Konventën e OKB mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar në vitin 1998 e cila në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të miturve shprehet se shtetet firmëtare të Konventës duhet të marrin të gjitha masat e duhurua legjislative, administrative, sociale dhe arsimore për të mbrojtur fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike ose mendore, dëmtimit ose abuzimit, neglizhencës, ose trajtimtim neglizhent, keqtrajtimit ose shfrytëzimit për sa kohë këta të fundit janë nën kujdesin e prindit ose kujdestarit ose ndonjë person tjetër që ka kujdesin për fëmijën[4]. Në anën tjetër ligji për Policinë e Shtetit parashtron proprocionalitetin dhe respektimin e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut si një ndër parimet kryesore të veprimtarisë së këtij institucioni[5]. Ky ligj trajton edhe konceptin e “përdorimit të forcës” si veprimtari nëpërmjet forcës fizike, paisjeve të tjera, apo armëve të zjarrit por gjithmonë në mënyrë proporcionale[6]. Në tërë këtë mori ndërveprimi ligjor interesi më i lartë i të miturit duhet të prevalojë si parësor ndaj interesave të tjera në të gjitha veprimet, vendimet dhe çështjet me subjekt të mitur.
Konkretisht vërjemë se për këtë problematikë se në protestën e datave 11 dhe 12 dhjetor gjithsej janë shoqëruar në komisariate 62 të mitur por të cilët jane lënë të lirë pas verifikimit. Vëren të përmendet fakti se është vërenjtur një mungesë kapacitetesh nga ana e policisë për të akomoduar të ndaluarit, nga ku një situatë konfuzioni u krijua sipas të cilës shumë të shoqëruar janë zhvendosur madje në disa raste edhe jashtë Tiranës, dhe ku familjarët e të ndaluarve janë sorollatur pa e ditur se ku ndodheshin të afërmit e tyre. Gjithashtu problematikë vazhdojnë disa raportime sporadike për arrestime ndërkohë që ishin kalimtarë të rastit ose protestues paqësor.
Problematika e dytë lidhet me përdorimin e dhunës së policië gjatë protestave ndaj protestuesve.
Protestat e Dhejtorit kanë qënë të dhunshme të mbushura me skena brutaliteti, gazi lotjsellës dhe kaosi që mbzotëronte qëndrën e Tiranës. Qeshtja shtrohet se përtej egërsisë së turmës, çfarë roli luajti policia e shtetit dhe a mund të ndërvepronte ndryshe? Cfarë thonë dispozitat ligjore për këtë pjesë?
Në rradhë të parë e drejta e qytetarëve ëpr të marrë pjesë në tubime është një e drejtë kryesore e mbrojtur në Kushtetutë e cila thot se liria e tubimeve si dhe pjesëmarrja në to janë të garantuara[7]. Gjatë protestave është parë një përdorim force që për shumë është konsideruar jo në masë me rrezikun, pasi në fund u bë e qartë se shumica e pjesëmarrësve ishin minoren dhe kësisoj pyetje të rëndësishme të kësaj natyre u bënë pjesë e diskursit publik. Gjithashtu janë vërejtur, kjo falë edhe filimive të mediave të ndryshme kur Policia e pa provokuar nderhyn me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në këtë mënyrë duke penguar qytetarët në ushtrimin e të drejtës së tyre për tu shprehur. Më konkretisht, Kodi Penal parashikon se kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo të manifestimit, përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në gjastë muaj, dhe kur veprimet shoqërohen me dhunë, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet[8]. Pra objektivisht kjo vepër penale merr manifestime të shumta që sjell në pengimin e të drejtës së qytetarëve për të protestuar, qoftë duke u vënë pengesa të ndryshme protestuesve, qoftë edhe duke ushtruar dhunë, pa u provokuar nga këta të fundit siç provohen lehtësisht falë dëshmivë filmike ku shihen aktet e policisë në shkelje të kësaj dispozite. Veprimet e policisëv qoftë gazi lotsjellës apo forca e përdorur sidomos në datat 11 dhe 12 Dhjetor kanë objektivisht natyre që pengon shtetasin në ushtrimin e të drejtës për tu tubuar në mitingje. Subjekte të kësaj vepre penale janë të gjithë personat që kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale. Duke qenë se kjo vepër kryhet me dashje dhe ky pengim është ushtruar ne rrethana rënduese (perdorimi i dhunes, goditjes, apo edhe plagosjes së lehtë) për shkak të pjesmarrjes së tyre në tubime vepra penale konsiderohet krim. Mbështetur në Ligjin për Policinë e Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit është autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ e operacional i policisë si dhe organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e policisë[9]. Në cilësinë e drejtuesit të këtij organi, përgjegjës për pengimin në ushtrimin e kësaj të drejtë kushtetuese në rrethana rënduese duhet të pezullohet përkohësisht nga detyra deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në anën tjetër po Kushtetuta parashtron se tubimet paqësore duhen bërë në përputhje me procedurat e parashikuara me ligj[10]. Ligji për tubimet parashikon se organizatorët e protestës janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit[11]. Si dhe në rast “rrethanash urgjente” tubimi mund te zhvillohet pa respektuar afatin e parashikuar prej tre ditësh para zhvillimit të protestës por detyrimisht duhet te behet njoftimi me shkrim ku duhet të përmbajë elementet e parashikuar në nenin 5 para.2 si dhe arsyet e urgjencës[12].
Kodi Penal parashikon që organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit[13]. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet[14]. Kjo vepër penale kryhet kur urdhërat e policisë për tu shpërndarë nuk zbatohen, ose përdorimi i veshjeve që fshehin identitetin, veprime këto të cilat u panë tek protestuesit që përdorën forcë kundër policisë si dhe prishën pronën publike, konkretisht rrugët, semaforët apo edhe zbukurimet e festave të fundvitit.
Pavarësisht se legjislacioni, konkretisht ligji për policinë e parashikon proporiconalitetin si parim të veprimit të policicsë së shtetit[15], “Ligji për Tubimet” parashikon shprehimisht se policia mund të ndërhyjë dhe të shëprndajë me forca policore”me uniformë” në rastet kur mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që Ndërhyrja e protestuesve ishte mjaftueshëm e dhunshme sa për të jusitifikuar mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave[16].një kundërveprim policor që ka për qëllim shpërndarjen e turmës. Te pakten ky do jete argumenti i palës tjetë!
Në bazë të raportimit të Avokatit të Popullit nga ankimi drejtuar këtij institucioni nga disa persona të cilët pretendonin se policia ka ushtruar dhunë(qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil (problematikë në vete kjo që trajtohet më poshtë)ndërkohë që një tjetër polic civil i ka marrë protestuesit dhe thyer celularin, ndërkohë një rast tjetër dy punonjës policie që e kanë marrë në pyetje dhe e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar te nenshkruaje procesverbalin e marrjes ne pyetje. Në bazë të ligjit për policinë e shtetit[17] efektivët janë të detyruar të mbajnë unifomrën së bashku me medaljonet dhe insignjën përkatëse. Ligji është i qartë kur shprehet se uniforma dhe shenjat dalluese të policisë përdoren vetëm gjatë shërbimit ose për shkak të tij[18]. Ajo çfarë pamë gjatë protestave është policë që arrestonin pa uniformë, të infiltruar si civil, vënde vënde duke rrahur protestues, në mbështetje të kolegëve të tyre, madje u bë i famshëm rasti në mediat sociale kur një efektiv me uniformë u pa teksa godiste një civil dhe ky i përgjigjej, “mos godit, jam koleg, jemi koleg” etj. Veprime të qarta të dënueshme për shkak se policia është insititucion që duhet të garantojë mbarëvajtjen e qetë të këtyre tubimeve që nuk janë asgjë tjetër veçse shfaqje të demokracisë, dhe si të tillë policia ka detyrim që buron nga kushtetuta për mbrojten e së drejtës së protestuesve për tu tubuar. Gjithashtu ky institucion raporton se ka pasur raste kur standartet legjislative per marrjen ne pyetje te te miturit nen pranine e psikologut nuk jane respektuar, si dhe marrja ne pyetje eshte bere jashte standarteve te aplikueshme. Gjithashtu është vërejtur një mbipopullim në rajonet e policsë ku standarted shëndetësore në masë të gjërë nuk janë respektuar. Psh me datën 11.12.2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë konstatuar 33 persona te arrestuar, numer dukshëm mbi kapacitetet e lejueshme te policisë.
Mbeten hetimet për të sqaruar më në plotësi rolin që ka luajtur policia gjatë këtyre protestave.
[1] Neni 54 para.1 i Kushtetutës
[2] Neni 54 para 3 i Kushtetutës
[3] Udhëzim Nr. 03, datë 25.11.2013, “Për hetimin e veprave penale ku i mituri përfshihet si i pandehur, person nën hetim, i dëmtuar dhe/ose dëshmitar”.
[4] Konventa Për Të Drejtat e Fëmijës miratuar për nënshkrim, ratifikim dhe aderim me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 44/25 të datës 20 nëntor 1989 hyrë në fuqi me 2 shtator 1990
[5] Neni 5 i Ligjit Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”.
[6] Neni 6 i Ligjit Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”.
[7] Neni 47, para 1 i Kushtetutës
[8] Neni 261 i Ligjit Nr.7895 date 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”.
[9] Neni 9 i Ligjit Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”.
[10] Neni 47, para 2 i Kushtetutës
[11] Neni 5 i Ligjit Nr. 8773 date 23.04.2001, “Për Tubimet”
[12]Neni 8 i Ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001, ‘Për Tubimet”.
[13] Neni 262 i Ligjit Nr.7895 date 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”.
[14] ibid
[15] Neni 5 para ç i Ligjit Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”.
[16] Neni 9 i Ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001, ‘Për Tubimet”.
[17] Neni 98 i Ligjit Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”
[18] ibid